Zgjedhet Drejtori i Teatrit të Gjilanit

Pas disa konkurseve të dështuara, Teatri i Gjilanit ka arritur të bëhet me drejtor.

Këshilli Drejtues i Teatrit të Qytetit të Gjilanit ka marrë vendim për përzgjedhjen e Erson Zymberit si Drejtor të Teatrit.

Avni Shkodra, Bekim Korqa, Erson Zymberi dhe Emine Toska ishin kandidatët në listën e ngushtë për këtë pozitë.

Mandati i Zymberit si Drejtor i Teatrit do të jetë katër vite.

Për një vit e gjysmë Komuna e Gjilanit nuk ka mundur të përzgjedhë Drejtorin e Teatrit megjithëse kishte shpallur plot pesë konkurse.

Konkurset janë anuluar  me arsyetimin se ka pasur mungesë të kandidatëve me kushte të plotësuara sipas procedimit të Këshillit për teatër. Kështu që gjatë kësaj periudhe u.d i Drejtorit të Teatrit të Gjilanit ka qenë Bujar Haziri.

‘Gazeta Jeta në Kosovë’ kishte raportuar për mungesën e Drejtorit në Teatrin e Gjilanit dhe mungesën e shfaqjeve të prodhuara nga ky teatër.

Teatri i Gjilanit, Një Vit Pa Shfaqje të Reja e Pa Drejtor