Zënka Përfundon me Plagosje, Tre të Arrestuar

Një mosmarrëveshje në Vushtrri ka përfunduar me të shtëna armësh të shtunën rreth orës 16:15.

Policia e Kosovës njofton se tre persona janë arrestuar pasi dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, duke e goditur me tre plumba.

“Viktima ka pësuar lëndime dhe pas tretmanit mjekësor në emergjencë në Vushtrri është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetën. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar  tre gëzhoja, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të policisë.