Armend Zemaj, LDK. Foto: Kallxo.com

Zemaj: Udhëheqja institucionale e dobët pamundësoj anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj e ka fajësuar udhëheqjen e institucioneve për votimin e sotëm ‘kundër’ të anëtarësimit së Kosovës në INTERPOL.

Zemaj përmes një komunikate ka thënë se një nga arsyet e pamundësimit i Kosovës që të jetë pjesë e familjes botërore të Policisë, është imazhi negativ i udhëheqësve, dhe që sipas tij, nuk do te ketë anëtarësime as njohje por largime.

“Më këtë udhëheqje institucionale të dobët, me këtë imazh negativ që posedojnë këta individ, me këtë logjike të klienteles joprofesionale që udhëheqin, me njerëz shkelës të ligjit dhe zhvatës të parasë publike, me njerëz plot aktakuza për korrupsion, jo që nuk do kemi anëtarësime në organizata dhe njohje shtetit të reja, por largime tjera nga vendet mike të botës perëndimorë”, ka shkruar Zemaj nw rrjetin social në “Facebook”.

Kosova ka dështuar të marrë votat e nevojshme për t’u anëtarësuar në INTERPOL, edhe në raundin e dytë.

68 shtete votuan PRO, 51 kundër si dhe 16 abstenuan.

https://kallxo.com/kosova-nuk-pranohet-ne-interpol/

.