Armë e konfiskuar . Foto: Policia e Kosovës

Zbulohen armë në një shtëpi

Mëngjesin e djeshëm Policia e Kosovës ka zbuluar armë gjatë një kontrolli në një shtëpi në fshatin Dragaçinë të Suharekës.

Në shtëpinë e bastisur, sipas raportit policor, janë gjetur një pushkë gjysmë-automatike me 110 fishekë të kalibrit 7.62 milimetra, një pushkë gjuetie me katër fishekë të kalibrit 12 milimetra dhe një pistoletë “Compakt” dhe shtatë fishekë të kalibrit 9 milimetra.

I dyshuari është arrestuar, por më pas me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

KALLXO.com shkroi edhe për gjetje armësh në raste tjera.