Vritet 20 Vjeçari në Ferizaj

Policia e Ferizajt bën të ditur me anë të një komunikate se “sot rreth orës 18:00 ka marrë informatën për një rast gjuajtje me armë zjarri në Rrugën ‘Rexhep Bislimi’ si dhe për një person të shtrirë në hyrje të një banese kolektive në Ferizaj”.

Policia njofton më tutje se ekipi mjekësor pastaj e konstatoi vdekjen e personit që policia e gjeti të shtrirë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimit nga ana e mjekut është konfirmuar se viktima e rastit kishte ndërruar jetë Viktima S. R. rreth moshës 20 vjeçare ishte qëlluar me armë zjarri, ” thuhet më tutje në komunikatë.

Policia ende nuk ka arrestuar asnjë të dyshuar, momentalisht nuk e di motivin e këtij krimi, ndërsa është duke kryer veprime për ndriçimin e rastit.

Sipas komunikatës, trupi i pajetë i të vrarit me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.