Foto: Ilustrim

Vrasje në Tentativë në Rahovec

Policia ka arrestuar të dyshuarin për veprën penale – vrasje në tentativë.

Incidenti për të cilin ai është prangosur ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në fshatin Bobovc të Rahovecit.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari ka hapur zjarr në drejtim të viktimës, duke e qëlluar me një plumb në kokë.

Personi i plagosur në këtë incident është dërguar në QKUK për trajtim.

Policia e ka arrestuar të dyshuarin, të cilit i është konfiskuar një pistoletë me të cilën dyshohet se ai e ka kryer veprën.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.