Votohet Ndryshimi Teknik i Projektligjit të Demarkacionit

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme e kanë miratuar pa asnjë votë kundër ndryshimin teknik të projektligjit për Demarkacionin me Malin e Zi, ku raporti i Bulliqit nga pika 1.2 ka kaluar në pikën 1.3 duke u ndërruar me deklaratën e Presidentëve.

Kjo kërkesë është paraqitur nga grupi parlamentar i LDK-së.

Mbështetje këtij propozimi i ka dhënë dhe Qeveria e Kosovës përmes Kryeministrit Haradinaj.

Tash pritet që ky projektligj të dalë në votim.

Të pranishëm janë 95 deputetë.