Vjedhje në Fushë Kosovë

Një person, shtetas i Shqipërisë, ka raportuar në polici se i është thyer vetura në parking.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë mbrëmjen e kaluar.

Të njëjtit i është vjedhur një çantë me gjësende personale si dhe dokumente të veturës, dokumentacionet e udhëtimit të bashkëshortes  dhe fëmijës së tij.

Policia nuk ka dhënë detaje nëse ndonjë person është i dyshuar apo identifikuar në lidhje me vjedhjen.

Sipas tyre, rasti është nën hetime.