Vihet gurthemeli i kullës muze në Lubizhdë të Hasit

Në kujdesin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporti ka nisur ndërtimi i shtëpisë muze “Kulla e Qëndresës” në  Lubizhdë të Hasit.

Vënia e gurthemelit të ndërtimit të kësaj kulle muze, në fshatin Lubizhdë të Hasit është bën sot, në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të rënies së 14 dëshmorëve dhe 40 martirëve të këtij lokaliteti.

Në këtë ngjarje morën pjesë krerët më të lartë të shtetit, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, si dhe shumë personalitete tjera të institucioneve qendrore dhe atyre lokale.

Sipas ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi ndërtimi i këtij muzeu do të jetë në prioritetet e ministrisë që ai drejtor.

“Kjo ndërtesë do të shërbejë për ekspozimin e shumë artefakteve të cilat dëshmojnë vuajtjet, sakrificën por edhe lavdinë e banorëve të trevës së Hasit në qëndresën për liri e pavarësi”, ka  thënë ministri Gashi, me rastin e vënies së gurthemelit të ndërtimit të këtij muzeu.