Foto: Facebook.

Nesër nis festivali ‘Hasi Jehon 2021’

Nesër nis edicioni i 31-të i Festivali Folklorik “Hasi Jehon 2021”.

Festivali do të zgjasë 3 ditë, 25, 26 dhe 27 nëntor 2021 dhe mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Gjonaj të Hasit.

Edicioni i 31-të i këtij festivali hapet me ekspozitën e prodhimeve të bukës.

Në natën e tretë, një juri profesionale do të ndajë çmimet tradicionale të Festivalit “Hasi Jehon”.

Programi:

  1. 11. 2021 (dita e parë)

Ekspozitat e prodhimit te bukës – ora 17.oo
Hapja solemne  dhe fillimi i festivalit – ora 18.oo
SHKA Malësori”- Gjonaj
Këngëtarja: Shyhrete Osmanollaj
Ans. “ Ceta e Profeteve” – Krumë – Has
Shoqata (gr.polifonik) “Shpati”
SHKA “Bresana” – Bresanë
Këngëtari: Masar Sinani

  1. 11. 2021 (dita e dytë)

AKV  “Anamorava”- Viti
SHKA “ Maja e Kranflit” – Vuthaj (Mali i Zi)
AKV   “ Deçani ” – Deçan
SHKA “ Tingujt e Vendlindjes” – Stagovë – Kaçaniku
Dueti: Hamit Kastrati dhe Klevi Gaxha

27.11 2021 (dita e tretë)

SHKA “ Bajram Curri ” – Prishtine
SHKA “ Jahi Hasani “ Cegran – Gostivar
AKV   “ Hajvalia “ – Hajvali
Këngëtarja: Vlorë Duraku
SHKA “ Drita e Dervenit “ – Saraj – Shkup
Këngëtarja: Fatime Kalimashi
AKV  “ Bajram Shabani ” – Kumanovë
SHKA “Malësori”( përmbyllja).