Ilustrim. Foto: Kallxo.com

VIDEO - Te ‘Bregu i Diellit’ u ulën bashkë, sulmuesi dhe i sulmuari me bombë

Emisioni i sontëm ‘Drejtësia në Kosovë’ ka transmetuar hulumtimin e një histori ndikimi, krimi e bombash të cilat kanë shoqëruar procesin e privatizimit të 91 hektarëve tokë në Milloshevë të Obiliqit.

Historia të cilën e trajtoi DnK-ja flet për ëndrrën e biznesmenëve që pa asnjë cent në xhep arritën të privatizojnë 91 hektarë tokë e poashtu historinë e njeriut i cili pretendon se ishte përgjegjësi që vendosi bombën para lokalit të Hajrullah Kryeziut.

I apostrofuar si njeriu që kishte vënë bombat, Artan Avdullahu, ishte ulur në tavolinë me njeriun të cilin ai pretendon se e kishte cak sulmi, Hajrullah Kryeziun.

Në një bisedë ekskluzive për emisionin DnK, Artan Avdullahu ka pranuar të rrëfehet për të bëmat e tij në ketë rast.

“Njëherë i kam treguar, kam shkuar edhe te vendi i ngjarjes i kam kallxu që qitu ta kam qitë, në kaq ora, krejt i kam tregu”, tha Avdullahu.

Intervistën e plotë të Artan Avdullahut dhënë për emisionin Drejtësia në Kosovë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.