Vërshimi i rrugëve në Malishevë - Foto: KALLXO.com

VIDEO: Shiu krijon ‘liqe’ në rrugët e Malishevës

Një rrugë ka marrë formën e liqenit në Malishevë si pasojë e vërshimeve.

Një qytetar ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.

Ai thotë se kjo situatë është krijuar pas rrebeshit të shiut, që ka rënë sot në Malishevë.

Në pamje shihen fëmijë që për të dalë në anën tjetër të rrugës detyrohen të kalojnë nëpër ‘liqenin’ e formuar nga sasia e madhe e ujit.

Po ashtu, edhe automjetet lëvizin me vështirësi dhe me kujdes.

Qytetari ka treguar se kjo rrugë çon te shkolla fillore, ajo e mesme dhe Qendra e Mjekësisë Familjare.

www.kallxo.com