Punëtor ndërtimtarie - Foto: REL/AFP

VIDEO: Punëtori rrezikon jetën e tij

Një punëtor i një kompanie rrezikon jetën e tij, duke lëvizur në lartësi nëpër një vinç.

Siç shihet në pamjet e dërguara nga një qytetar, ai lëviz pa masa mbrojtëse të sigurisë nëpër krahun e vinçit në një kantier ndërtimi në Prishtinë.

Kujtojmë se aksidentet në vendet e punës në shumë raste kanë marrë jetën e punëtorëve në sektorin e ndërtimit, i cili është më i pambrojturi sa i përket kushteve të sigurisë në punë.

Mungesa e kushteve të sigurisë në vendet e punës në shumë raste ka kushtuar me jetë punëtorëve fizik të ndërtimtarisë.