VIDEO: Plani i prokurorisë dhe policisë për ndalimin e përdorimit të drogës nga të rinjtë

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” këtë të premte shfaqi pamje nga aksioni  i Policisë së Rajonit të Pejës, më saktësisht të Njësitit Antidrogë nën drejtimin e Prokurorisë Themelore në Pejë.

Aksioni do të zhvillohej në kuadër të planit “Stop Drogave nëpër Shkolla”.

Plani i prokurorisë dhe i policisë, kishte për qëllim vetëdijesimin e të rinjve dhe nxënësve për mos përdorimin e lëndëve narkotike.

Një informacion se në dy lokacione në qytetin e Istogut po përdorej droga nga nxënësit, ngriti prokurorinë në këmbë.

Me të marrë informacionin, prokurori  Ersan Qavolli, kishte kërkuar nga Gjykata urdhër për bastisjen e lokacioneve që ishin të dyshuara.

Pa nisur aksioni, prokurori Qavolli tregoi në lidhje me planin.

“Nga Policia e Kosovës, nga drejtoria për hetimin e narkotikëve kemi pranuar një kërkesë për lëshimin e një urdhër kontrolli për dy lokale dhe dy shtëpi, për veprën penale, blerje, posedim shtije  paautorizuar e lëndëve narkotike. Prokurori  kujdestar pasi ka analizuar kërkesën ka kërkuar nga gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Pejë që të lësho urdhër kontroll për bastisjen e këtyre lokaleve dhe objekteve”.

Urdhri nga Gjykata Themelore në Pejë, dha dritën e gjelbër për të nisur kontrollet në dy lokacionet që ishin cak i prokurorisë, ndërsa prokurori niset drejt Stacionit të Policisë.