Ilustrim

Ndalohet i dyshuari për sulm ndaj gazetarit në Pejë

Gazetari i portalit lokal “Peja në Fokus”, Valdrin Daci, është sulmuar më 29.02.2024 nga një person.

Portali në fjalë ka publikuar edhe një video.

Për rastin, KALLXO.com ka kontaktuar me Prokurorinë e Pejës.

Zëdhënësi i kësaj Prokurorie, Shkodran Nikçi, ka thënë se një person është ndaluar.

“Në vazhdën e veprimeve për këtë rast, deri më tani një person është ndaluar. Ai dyshohet për veprën penale sulm” – ka thënë Nikçi.

Në reagimin e portalit është thënë se gazetari Daci është sulmuar teksa ishte ndalur me veturën e tij dhe se ai është fyer rëndë.

Portali ka treguar se Daci ka deklaruar se nuk e di arsyen e këtij sulmi.