FOTO DnK - Elfete Krasniqi

VIDEO: Kërcënimet ndaj Elfete Krasniqit pasi kërkoi pronën e babait të saj

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi hulumtimin për rrëfimin ekskluziv të Elfete Krasniqit, gruas nga Prishtina e cila pretendon se u kërcënua nga vëllai i saj pasi vendosi të kërkojë pronën e babait të saj.

Elfete Krasniqi ka rrëfyer para kamerave të emisionit Drejtësia në Kosovë, momentet e kërcënimit që thotë se ka marrë nga i vëllai i saj pasi ka vendosur që përmes rrugës ligjore ta kërkojë hisen në pronën që ajo pretendon se i takon.

“Kur nuk i ka ardhë atij keq me mi dërgu këto po edhe unë ka me i qitë, ka me i publiku, le ta dinë të gjithë kush çfarë po ma menon vëllaun”, thotë Krasniqi.

Ajo para kamerës së “Drejtësia në Kosovë” ka lëshuar edhe video incizimin e kërcënimeve të vëllaut të saj.

“Nana tha qikave e dhëndurëve nuk ju jap hise për jetë teme.Nëse menoni ju, sidomos ti që ma merr tokën e babës me zor, se të zezat e tua nuk mu kanë ndal qe 20 vjet, edhe qitash hajde ta japi oborrin tem me, nuk ki me marr pa më myt mu.Aty nuk ka me hi dhëndërr ose një i juaji në hise teme, ose ka me shku gjaku deri në gju, që edhe vetë me ta jap krejt dynjanë nuk ka me të vyjt”, thuhet në videoincizimin kërcënues të vëllaut të Elfetes.

Emisionin e plotë të ‘Drejtësisë në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: