Kryetari i Dragashit: E kemi të pamundur të arrijmë kuotën 50-50 për barazinë gjinore

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi hulumtimin për shkeljet që Kuvendet Komunale të Komunës së Prishtinës, Vushtrrisë, Malishevës, Deçanit dhe Dragashit bënë gjatë themelimit të komitetit për Politikë dhe Financa dhe Komitetit për Komunitete.

Themelimi i tyre doli të jetë i jashtëligjshëm sipas MAPL pasi që nuk u respektua barazia gjinore që këto komitete duhet të kenë përfaqësim të barabartë të grave dhe burrave me nga 50 %.

Për dallim nga kryetari i Deçanit, kryetari i Komunës së Dragashit Shaban Shabani është i mendimit se ligji nuk mund të zbatohet në Komunën e tij

Ai arsyetohet se komiteti ka shtatë anëtarë dhe në asnjë rrethanë nuk mund të arrijë  përbërjen 50 me 50.

“Tash me themelimin e Komitetit për komunitete në kemi shtatë anëtarë, e kemi të pamundur të arrijmë kuotën 50-50 sepse numri shtatë është numër tek. Kërkesa për të  rishqyrtuar vendimin për arritjen e barazisë gjinore fillimisht duhet të ndërrohet udhëzimi administrativ ose të parashihet në kuadër të ligjit përndryshe kjo nuk arrihet”, thotë Shabani.

Emisionin e plotë te ‘Drejtësisë në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: