VIDEO: Flet avokati i të dyshuarit që shiti foshnjën në Preshevë

Në emisionin “Drejtësia në Kosovë” u transmetua intervista ekskluzive e një viktime e cila pretendoi se ishte kërcënuar nga ish- bashkëshorti i saj.

Rasti në fillim ishte hapur si kanosje ndërsa hetimet rezultuan me një rast krejt tjetër, atë të trafikimit me qenie njerëzore.

15 vite më parë, viktima dhe i dyshuari kishin bashkëjetuar, ndërsa viktima kishte lindur një djalë, ku më pas ish- burri i viktimës ia kishte shitur një çifti në Preshevë.

Avokati i të dyshuarit, Gani Rexha tregon se për çka po dyshohet i mbrojturi i tij.

“I mbrojturi im dyshohet se ka kryer veprën penale trafikim me qenie njerëzore dhe fshehja e dokumenteve identifikuese. Prokuroria bazohet në dëshminë e të dëmtuarës, se kinse me datë 8 maj të vitit 2003 pas lindjes së një fëmije të gjinisë mashkullore nga e dëmtuara, kinse i mbrojturi im e ka detyruar për interesa personale që këtë fëmijë e njëjta t’ia jap një çifti bashkëshortor”, tha Rexha.

Ai shtoi se viktima ka lind një fëmijë në vitin 2003.

“Realisht, viktima ka lind fëmijën është fakt i pakontestueshëm se ky fëmijë është marrë në kujdes dhe rritje nga çifti bashkëshortor dhe ky fëmijë tani ka moshë madhore jeton në fshatin… bashkë me nënën jo legjitime ndërsa babai jo legjitim ka vdekur”, tregon avokati.

Sipas tij, i mbrojturi i tij nuk pranon se e ka detyruar ish- gruan e tij ta shes fëmijën.

“E vërtet është por i referohem mbrojtjes së të dyshuarit i njëjti nuk pranon që i njëjti e ka detyruar, i  njëjti pranon që ka qenë prezent kur është arrit marrëveshja që fëmija i mitur i porsalindur ti jepet çiftit bashkëshortor. Po ashtu nuk pranon se ka pranuar ndonjë përfitim personal qoftë vet ose e dëmtuara. Mohon se ka qenë prezent kur është regjistruar në regjistrat civil të lindjes dhe mohon çdo qasje në këtë aspekt”, tha tutje avokati.

Avokati tregon edhe se i mbrojturi i tij nuk ka pasur qëllim kërcënimin, por takimin me viktimën për të biseduar rreth djalit të dytë i cili ka lindur në Austri.

“Është e vërtet se i dyshuari i mbrojturi im ka ardh në Kosovë, me qëllim që të takohet me viktimën që djalin e tij legjitim i cili është regjistruar se babin biologjik e ka një shtetas të Austrisë ta regjistroj në emër të tij. Mirëpo edhe pse ka ardh në Kosovë edhe pse viktima e ka ditë që ka ardh me atë qëllim, viktima asnjëherë nuk ju ka përgjigj në kërkesat e tij për të rregulluar këtë çështje.  Unë sa di i mbrojturi im është pyetur edhe për këtë vepër i njëjti ka mohuar se i është kërcënuar, ka mohuar se telefoni ku është i regjistruar mesazhi se do ta vras nuk është i tij. Për këtë vepër penale në Gjykatën Themelore në Gjilan nuk ka kërkesë për zhvillime të hetimeve”, tha ai.