VIDEO - Çka u gjet e u konfiskua në banesën e grupit që po shiste kokainë?

Pamjet e aksionit të drejtuar nga ana e Prokurorisë Themelore në Ferizaj në lidhje me shkatërrimin e rrjetit të dilerëve që po shisnin kokainë në Prishtinë e Ferizaj u shfaqën mbrëmjen e sontme në “Drejtësia në Kosovë”.

Gjatë gjithë kohës, policia dhe prokuroria po funksionin në bazë të një plani hetimor të cilin e kishin bërë që nga qershori .

Rrugës për në vendin ku ishin arrestuar katër persona, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari tregon se në lidhje me rastin ishin bërë dy grupe, ku njësia antidrogë dhe IPK do të arrestonin policin e dyshuar se ishte i involvuar në rast dhe në anën tjetër policia së bashku me forenzikën dhe njësitet tjera do të bastisnin lokacionin ku funksiononte grupi i dilerëve të drogës.

Në pamjet e shfaqura mund të shihni gjësendet dhe kokainën të cilat u gjetën dhe u konsifkuan gjatë bastisjes.

Pjesë të kokainës të cilat të dyshuarit kishin tentuar t’i hidhnin, e hetuesve të policisë nuk u iku ky detaj.

“Kemi sekuastruar prova të mjaftueshme në lidhje me rastin, ka drogë, ka para, ka municion, ka dokumente të ndryshme që i janë marrë njerëzve gjatë shitjes, një peshore dhe shumë material të ndryshme të cilat janë duke i procesuar”, ka treguar Shefi i Njësisit Antidrogë.

Në pamjet e transmetuara nga “Drejtësia në Kosovë” mund të shihni se si të dyshuarit në një dhomë gjumi, brenda kockave të shahut kanë vendosur lëndë narkotike të llojit marihuanë, ndërsa policia në dollape gjen para kesh të grumbulluara.

Në pjesën tjetër të dhomës janë gjetur edhe disa mjete identifikimi të cilët të dyshuarit i kanë ndaluar nga persona të ndryshëm të cilët kanë marrë drogën dhe nuk kanë paguar.