Artan Avdullahu

VIDEO - Avdullahu tregon pse e kishte sulmuar me bombë një qytetar

Emisioni i sontëm ‘Drejtësia në Kosovë’ ka transmetuar hulumtimin e një historie ndikimi, krimi e bombash të cilat kanë shoqëruar procesin e privatizimit të 91 hektarëve të tokës në Milloshevë të Obiliqit.

Historia të cilën e trajtoi DnK-ja flet për ëndrrën e biznesmenëve që pas asnjë cent në xhep arritën të privatizojnë 91 hektarë tokë e poashtu historinë e njeriut i cili pretendon se ishte përgjegjësi që vendosi bombën para lokalit të Hajrullah Kryeziut.

Artan Avdullahu ka treguar rrëfimin e tij ekskluzivisht në emisionin ‘Drejtësia në Kosovë”

“Kam vendos me folë për m’u pastru me do sendeve që i kam ba para disa viteve po që janë kanë të gabuara. Unë ketë person, Hajrullah Kryeziun, e kam gjuajt me bombë sepse jam kam aq i etur bajagi për atdhe, po punojmë për çështje të kombit”, ka thënë Avdullahu duke treguar edhe me tutje se cilat kishin qenë motivet e këtij sulmi.

“Jam kanë i ri po kam marrë pjesë në 3 lufta dhe jam kanë në gjendje çka të me thonë që është për çështje të atdheut me bo brenda 24 orëve. S’kam menduar më tutje absolutisht”, ka shtuar Avdullahu.