Vetura nga Serbia hyn ilegalisht në Kosovë

Një kalim ilegal nga territori i Serbisë në Kosovë raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 18 në Leposaviq.

Policia ka njoftuar se një automjeti me targa të huaja, me vozitës dhe pasagjer serb ka hyrë në territorin e Kosovës ne mënyrë ilegale. Pas kontrollit nga policia në automjet nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Automjeti është konfiskuar nga ana e policisë dhe është dërguar në stacioni policor në Leposaviq, ndërsa personat e dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar.