Foto: Ilustrim

Vetura godet dy punëtorë që po punonin afër rrugës

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore pasi janë goditur nga një veturë teksa ata po kryenin disa punime afër rrugës.

Rasti ka ndodhur në rr. “28 Nëntori”, në Skenderaj, dje rreth orës 12:30.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Rasti është duke u hetuar.