Vetura godet ariun në Orllat - FOTO

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një aksident ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në afërsi të fshatit Orllat, në mes një ariu dhe një veture.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se aksidenti ka ndodhur pas orës 23:00.

Sipas tij, njësitet për kontroll dhe menaxhim të autostradës janë marrë me rastin, si dhe kanë njoftuar edhe prokurorin për procedura të mëtejme.