FOTO KALLXO - Kadri Veseli

Veseli: Unë edhe PDK-ja vendosim për Abelardin, jo ai për vete

Kadri Veseli, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës – PDK, njëherit kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se e ka takuar ministrin e Drejtësisë Abelard Tahiri, pas ofrimit të dorëheqjes nga ana e tij prej postit të ministrit.

Ai këtë deklaratë e dha pas takimit siç e quajti ai me anëtarët e Kryesisë së PDK-së.

“Nuk kemi mbledhje të kryesisë, ju kanë keqinformuar, kam pas takime me kolegët nga kryesia. PDK është në procesin e reformave. Kthimi nga Londra ka qenë i natyrshëm, vendimmarrja do të jetë e PDK-së”, ka thënë Veseli.

“E kam takuar Abelard Tahirin, është nga ministrat që ka bërë punë shumë të guximshme e s`ka asnjë aferë korruptive, vendimmarrja do të jetë e imja, e PDK-së dhe jo e asnjë individi”, ka deklaruar Veseli.

 

https://kallxo.com/sekretari-i-pdk-se-nuk-kam-informacione-nuk-ka-asgje-konkrete/

 

https://kallxo.com/abelard-tahiri-paraqet-doreheqje-nga-posti-i-ministrit/