Veseli-qytetarëve: Nuk ka faj Mogherini për mosliberalizim të vizave

Kryetari I Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nuk komentoi deklaratën e kryeministri i cili dje kishte deklaruar se liberalizimi i vizave do të ndodhë këtë vit.

Veseli tha se nuk duhet fajësuar Federica Mogherini për mosliberalizim të vizave, kjo pasi shumë qytetarë kishin komentuar në faqen zyrtare të saj në “Facebook” kundër saj.

“Federica Mogherini ka kryer një punë të shkëlqyeshme në çështjen e liberalizmit të vizave dhe është një nga përkrahësit më të mëdhenjë për liberalizim të vizave. Lëvizja e lirë e qytetarëve tanë, ka të bëjë më tepër me vendet anëtare të BE-së se sa me Komisionin Evropian ose me Parlamentin Evropian të cilët janë tërësisht në favorin tonë”, tha Veseli.

Kryeparlamentari tha se Mogherini është përkrahëse e Kosovës në çështjen e liberalizimit të vizave.

Ai ripërsëriti se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret, por  nuk dha afat se kur do te ndodhë lëvizja e lire e qytetareve.

“Janë gjera që nuk mund t’i ndryshojë as Mogherini pavarësisht që po shoh një fushatë kundër saj pasi që mendojnë se ajo po e bllokon procesin e vizave, por nuk është e vërtete. Ajo është përkrahëse dhe në anën tonë. Liberalizimi do të ndodhë, i kemi plotësuar te gjitha kriteret më shumë se krejt. Ne ende po punojmë pasi qe ne nuk jemi me të fortë se vendet e BE-së”, tha kreu i Kuvendit.