Kadri Veseli - Foto: KALLXO.com

Veseli Pret Përkrahjen e BE-së edhe pas Mandatit të EULEX-it

Në konferencën për rishikimin e institucioneve të sundimit të ligjit, Kadri Veseli tha se pret përkrahje ë BE-së edhe pas përfundimit të mandatit të EULEX-it

“Ne presim nga BE në fazën e te të partneritetit kur shtohen obligimet të njëjtën kohë të kemi përkrahjen e BE edhe pas përfundimit të misionit të EULEX-it”, tha Veseli.

EULEX-it mandati i përfundon në qershor të këtij viti, ndërsa dje ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri dhe shefja e misionit europian Alexandra Papadopoulou nuk treguan se çfarë do t’i ndodhë këtij EULEX-it pas përfundimit të mandatit.

Veseli kërkoi në konferencë që ligjet të zbatohen.

“Një shtet i drejtë nuk është vetëm se ka ligje të drejta, por kur ato ligje zbatohen në mënyrë të plotë dhe të drejtë”, tha Veseli.

Ai foli edhe për marrëveshjen e demarkacionit dhe rrugën europiane të Kosovës

“Jemi të përkushtuar të përmbushim çdo kriter në rrugën e integrimeve europiane. Ne shumë shpejt do të miratojmë marrëveshjen e demarkacionit në mënyrë që qytetarët tanë të lëvizin lirshëm në vendet e BE”, tha Veseli.