Veseli: Le të Fitojnë më të Mirët

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka votuar në qendrën e votimit në shkollën “Faik Konica” të kryeqytetit.

“Do të uroja të gjithë qytetarët e vendit tonë për këtë ditë të zgjedhjeve. Bëj thirrje që në mënyrë sa më solemne dhe në numër sa më të madh qytetarët të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për ata që do t’i udhëheqin në katër vitet e ardhshme. Qytetarët kanë të drejtë të dinë se kush do t’i udhëheqë. Edhe unë me bashkëshorten e kryem obligimin tonë kushtetues. Le të fitojnë kandidatët më të mirë”, tha Kadri Veseli pas votimit.

Veseli në votim ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Ndryshe, sot po votohet në 19 komuna të Kosovës, të cilat në rrethin e parë të mbajtur më 22 tetor nuk arritën të zgjedhin kryetarët e tyre.

KALLXO.com transmetoi LIVE votimin e Kadri Veselit.