Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

PDK-ja fiton 9 komuna

Partia Demokratike e Kosovës e udhëhequr nga Memli Krasniqi ka fituar 9 komuna në zgjedhjet lokale të vitit 2021.

PDK-ja në raundin e parë të zgjedhje kishte fituar katër komuna: Ferizajn, Mitrovicën e Jugut, Skenderajn dhe Hanin e Elezit.

Kurse, në rundin e dytë të zgjedhjeve, sipas rezultateve preliminare, PDK-ja ka fituar në Prizren, Vushtrri, Drenas, Kaçanik dhe Dragash.

Rezultatet preliminare të KQZ për rundin e dytë të zgjedhjeve i gjeni KËTU.