Zgjedhjet | Foto: Atdhe Mulla

Këta janë kryetarët e 20 komunave që shkuan në balotazh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka shpallur rezultatet përfundimtare për 20 komunat që shkuan në balotazh.

Përjashtim bën vetëm komuna e Dragashit, pasi gjatë ditës së djeshme PZAP mori vendim që të anulohen të gjitha fletëvotimet e dorëzuara përmes postës për raundin e dytë të zgjedhjeve në Dragash dhe po të njëjtat mos të përfshihen më rastin e shpalljes së rezultatit përfundimtar.

Kryetarët e zgjedhur për katër vitet e ardhshme në 20 komunat e Kosovës janë:

Gjakovë: Kryetar Ardian Gjini nga AAK

Drenas:  Kryetar Ramiz Lladrovci nga PDK

Gjian: Kryetar Alban Hyseni nga LVV

Istog: Kryetar Ilir Ferati nga LDK

Kaçanik: Kryetar Besim Ilazi nga PDK

Klinë: Kryetar Zenun Elezaj nga AAK

Fushë Kosovë: Kryetar Burim Berisha nga LDK

Kamenicë: Kryetar Kadri Rahimaj nga LVV

Obiliq: Xhafer Gashi nga Iniciativa Qytetare

Rahovec: Smajl Latifi nga AAK

Podujevë:  Shpejtim Bulliqi nga LVV

Prishtinë: Përparim Rama nga LDK

Prizren: Shaqir Totaj nga PDK

Shtime: Qemajl Aliu nga LVV

Viti: Sokol Haliti nga LDK

Vushtrri: Ferit Idrizi nga PDK

Malishevë: Ekrem Kastrati nga Nisma

Junik: Ruzhdi Shehu nga LDK

Mamushë: Abdulhadi Krasniç nga KDTP

Kllokot: Vladan Bogdanoviq nga SL

Në KQZ u tha se në afat prej 24 orëve kandidatët mund të paraqesin ankesa në PZAP lidhur më këto rezultate.