Foto: RTV 21

Veseli: Kosova dhe Populli i saj i Mbështesin Sulmet në Siri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka komentuar dhe mbështetur aksionin e përbashkët ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas Veselit, Kosova dhe populli i saj e mbështet fuqishëm këtë nismë ushtarake kundër regjimit diktatorial të Asadit në Siri.

“Imazhet e fundit të përdorimit të armëve kimike ndaj civilëve kanë qenë tronditëse për gjithë botën e civilizuar. Populli i Sirisë meriton të jetojë në paqe. Kjo ndërhyrje duhet të jetë fillimi i një ndërhyrjeje ushtarake që përfundon me paqe për popullin e Sirisë”, shkroi Veseli në Facebook.

Aksionin ushtarak të sotëm në Siri e kanë mbështetur edhe krerët tjerë institucionalë, si Presidenti, Kryeministri e ministri i Punëve të Jashtme.