Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me delegatët e 2 korrikut 1990, Foto: Facebook/Kadri Veseli

Veseli iu shprehë mirënjohje delegatëve të 2 korrikut

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në zyren e tij disa nga delegatët të cilët e kanë shpallur Deklaratën e Kushtetutës me 2 korrik 1990.

“Kosova gjithmonë do t’i nderojë njerëzit e saj që në kohë e rrethana të vështira punuan dhe sakrifikuan për lirinë e pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Veseli.

I pari i Kuvendit ka thënë se delegatët e 2 korrikut janë njerëz të cilët do t’i nderoj gjithmonë Kosova.

“Të cilët sot pata kënaqësinë t’i takoj dhe t’ua shpreh edhe një herë mirënjohjen për kontributin e tyre”, ka shkruar Veseli në Facebook.