Veseli: Falem me Zemër!

Asnjëri udhëheqës i institucioneve shtetërore dhe partive politike nuk është parë të marrë pjesë në faljen e namazit të Kurban Bajramit në Xhaminë e Madhe në kryeqytet, ku është zhvilluar manifestimi qendror për këtë festë fetare.

Madje, numri një i Republikës, presidenti Hashim Thaçi nuk ka shkuar as në pritjen e organizuar nga Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës për të shprehur urimet për këtë festë të madhe të besimtarëve islamë.

I pyetur nga KALLXO.com rreth mungesës së tij dhe të drejtuesve të tjerë në manifestimin qendror të festës së Bajramit të vogël, kryetari i Kuvendit, Kadri  Veseli, u arsyetua kështu: “Me shpirt falet secili te Zoti”.

http://kallxo.com/presidenti-thaci-mungon-ne-pritjen-e-bashkesise-islame/