Foto: Ilustrim

Vëllai së bashku me motrën rrahin bashkëshorten - kunatën

Dy të dyshuar, vëlla e motër janë arrestuar nga policia në Pejë për dhunë në familje.

Policia ka njoftuar se një i dyshuar së bashku me motrën e tij ka sulmuar bashkëshorten- kunatën.

Sipas njoftimit nga ana e policisë, viktima si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor, dhe me vetë dëshirë është kthyer tek prindërit e saj,

Vëlla e motër, të dyshuar për dhunë në familje janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit pasi i është caktuar masa e ndalimit është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.