Vdes regjisori Bekim Lumi

Regjisori i njohur kosovar, Bekim Lumi ka vdekur mëngjesin e sotëm. Lajmin për vdekjen e Lumit, e ka bërë të ditur kolegu i tij, Jeton Neziraj. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Në mars të këtij viti, kolegë të regjisorit, artistë e aktorë kishin krijuar një fond për t’i siguruar trajtimin mjekësor, i cili më pas edhe udhëtoi jashtë vendit duke kërkuar shërim.

Lumi ishte edhe profesor në Fakultetin e Arteve në Prishtinë.