Ilustrim

Vdes këmbësori që u godit nga vetura dy javë më parë

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve që kishte marrë nga goditja e një veturë dy javë më parë në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Policia në raportin e 2 shkurtit, ka treguar se në fshatin Bresalc, më saktësisht në lagjen e “Myhyrve”, rreth orës 19:30 një veturë ka goditur një këmbësor.

Si pasoj e lëndimeve viktima fillimisht ka marrë tretman mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal Gjilan e më pas është dërguar për tretman të mëtejme mjekësor  në QKUK

Në raportin e ditës së sotme, policia ka njoftuar se këmbësori i aksidentuar disa javë më parë, ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda që ka marrë

Me vendim të prokurorit,  trupi i pajetë  i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.