Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka - Foto: KALLXO.com

Valdete Daka: KQZ ka kuorum edhe pa anëtarët e PAN-it (VIDEO)

Kryetarja e KQZ-së, Valdete DAKA,  tha për emisionin Argument Plus të RTV 21, se KQZ është funksionalizuar me emërimin e tetë anëtarëve të rinj.

Ajo theksoi se përkundër faktit që mungojnë dy përfaqësues të koalicionit PAN, KQZ ka kuorum për të marr vendime.

Daka tha se nuk dëshiron të bëjë interpretime ligjore të emërimit të përfaqësuesve të partive politike sepse kjo çështje është në diskrecionin e Presidentit.