UNDP Vazhdon Përkrahjen për Ministrinë e Bujqësisë

Zëvendës përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Alessandra Roccasalvo gjatë një takimi me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) Memli Krasniqi, theksoi se do ta vazhdojnë përkrahjen e këtij sektori.

Përmes një komunikate të dërguar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural bëhet e ditur se gjatë një takimi të zhvilluar të mërkurën mes zëvendës përfaqësueses së përhershme të UNDP-së, Alessandra Roccasalvo dhe ministrit Memli Krasniqi u biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm mes këtyre dy institucioneve si dhe për projektet e shumta të cilat pritet të realizohen në fushën e bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Zëvendës përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Alessandra Roccasalvo gjatë një takimi me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) Memli Krasniqin, theksoi se do ta vazhdojnë përkrahjen e këtij sektori.

“Ky institucion do të vazhdojë përkrahjen e këtij sektori, përmes projekteve të ndryshme për fermer, përmes angazhimit të ekspertëve në hartimin e ligjeve, si dhe projekteve për zhvillimin e zonave rurale, me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së punësimit në vend”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq  sipas njoftimit Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi njoftoi për të arriturat e deritanishme në bujqësi, investimet që po bëhen nga MBPZHR-ja, si dhe për objektivat e kësaj ministrie për këtë vit.

“Me këtë rast, ministri ka marrë mbështetjen nga zëvendës përfaqësuesja Roccasalvo për ofrimin e përkrahjes përmes ekspertëve, në hartimin e Ligjit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, gjë që është shumë e rëndësishme për avancimin e mëtejmë të sektorit në vend”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e dërguar nga MBPZHR-ja.