Tragjedia e familjes Gashi – Drejtori i Haskukës premton se do largohen shtëpitë që paraqesin rrezik

Më 6 qershor të vitit 2016, Xheneta po luante në rrugë dhe nga shembja e shtëpisë afër vendbanimit të saj ajo pësoi plagë të rënda në kokë dhe në trup që i morën jetën.

Kur kishte kaluar më shumë se një vit nga rasti tragjik, Prokuroria Themelore Prizren, kishte ngritur aktakuzë, ndaj ish – drejtorit të Emergjencave dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit Bedrija Ejupagiç, rreth rastit të vdekjes së Xheneta Gashit nga shembja e një shtëpie në Qendrën Historike në Prizren. Prokuroria e Prizrenit akuzon Ejupagicin që në mënyrë indirekte ka shkaktuar vdekjen e saj duke mos vendosur pajisje mbrojtëse përreth shtëpive që kishin rrezik të shembeshin.

Por edhe tre vite pas nga kjo ngjarje tragjike ku humbi jetën një tre vjeçare, zona mbetet ende e papastruar nga mbeturinat. Tragjedisë e familjes Gashi mund të përsëritet nga shembja e objekteve të vjetra dhe pa përkujdesje adekuate në atë zonë të qytetit.

Drejtori i Inspektoratit në Komunënë e Prizrenti Islam Thaçi, për KALLXO. com thotë që hapësira ku ndodhi tragjedia para 3 vitesh, në rrugën ”Marlin Barleti”, shumë shpejt do të pastrohet.

Kallxo.com ka kontaktuar me drejtorët e qeverisjes aktuale Haskuka, repsketivisht drejtorët Islam Thaçi- drejtori i Inspektoratit, dhe Faruk Dakaj drejtor i Emergejncave dhe Sigurisë, lidhur me objektet e vjetra dhe me rrezik që gjenden në rrugën ”Marlin Barleti”, në Prizren.

https://kallxo.com/prizren-nena-rrefen-se-si-tre-vjecaren-e-mbuloj-muri-i-dheut/

 

Në një prononcim për Kallxo.com Islam Thaçi, deklari se tashmë është vetëm çëshjte tekinke se kur do të bëhet rrënimi dhe largimi e pastrimi i asaj zone ku ndodhen këto objekte të vjetra e me rrezikshmëri.

Fillimisht Kallxo.com ka kontaktuar me drejtorin e Emergjencave dhe Siguri, Faruk Dakaj, i njëjti për Kallxo.com sqaroi se: ”Tash për tash në atë pjesë nuk ka rrezik, kemi mbuluar dhe jemi munduar ta evitojmë rrezikun derisa të arrihet një zgjedhje e shpejtë dhe konkrete nga drejtoritë e urbanizmit dhe drejtoria e inspektoratit të ndërmerr veprime konkrete. Por për pjesën që na takon në evitimin errezikut dhe sigurimin e hapësirës, për  momentin kosndierojmë se nuk ka rrezik të shembjes, sepse edhe hapësira rreth objektetve është siguraur mirë”.

Ndërsa drejtori i Inspektorati Islam Thaçi për kallxo.com ka konfirmuar se kanë marrë të gjitha pëlqimet edhe nga Qendrat Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, e cila është kompetente për menaxhimin dhe mbikqyrjen e objekteve dhe ndërtimeve në Qendër Historike të Prizrenit.

”Kemi marrë pëlqimet edhe nga QRTK-ja, edhe nga të gjitha drejtoritë tjera e organet përgjegjëse. Rrënimi dhe pastirmi i atyre objekteve me rrezikshmëri dhe të vjetra, do të bëhet shumë shpejt, mund të them në fund të muajit shkurt apo edhe gjatë muajit mars”.

”Po presim që të përmbyllet disa çëshjte teknike, sepse na kishte kalaur afati i kontratës me kompanitë e mëparshme, e po presim me përfundu procedurat tenderuese, e me fillu me pastru dhe me i largu rrezikun nga ato objekte, saktësisht edhe të objektit në fjalë në rrugën Marlin Barleti”, tha ai.

Kallxo.com ka raportuar dje për fillimin e gjykimit ndaj ish-drejtorit Bedrija Ejupagiç.

Më 6 qershor të vitit 2016, Xheneta tre vjeçare po luante në rrugë dhe nga shembja e shtëpisë afër vendbanimit të saj ajo pësoi plagë të rënda në kokë dhe në trup që i morën jetën.

Kur kishte kaluar më shumë se një vit nga rasti tragjik, Prokuroria Themelore Prizren, kishte ngritur aktakuzë, ndaj ish – drejtorit të Emergjencave dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit Bedrija Ejupagiç,  rreth rastit të vdekjes së Xheneta Gashit nga shembja e një shtëpie në Qendrën Historike në Prizren.

E tash kur po bëhen gati 3 vite nga tragjedia e ndodhur në atë rrugë, ka filluar të mbahet gjykimi ndaj ish – Drejtorit Ejupagiç.