Mitrovicë, inspektorët largojnë shitësit ambulantë nga trotuaret përballë xhamisë “Isa Beg”

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës, policia dhe KRM “UNITETI”, kanë realizuar një aksion për lirimin e trotuareve nga shitësit që shesin mallra dhe produkte ushqimore, në hapësirat publike përballë xhamisë “Isa Beg” në Mitrovicë.

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se ky aksion është ndërmarrë pas kërkesave të shumta nga qytetarët të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për pengim të lëvizjes së lirë.

Lidhur me këtë aksion, drejtori i Inspekcionit, Fidan Ademi, ka thënë se këto hapësira do të jenë përherë të lira, ku çdo ditë do të jenë të pranishëm për inspektim deri sa të mos ketë ekspozim të mallrave nëpër trotuare dhe të mos ketë pengesa në lëvizjen e qytetarëve.