Foto: Ilustrim

Therje me thika në Pejë dhe Klinë

Një person është arrestuar në Pejë ditën e enjte rreth orës 12:20, pasi që pas një mosmarrëveshje dyshohet se e ka sulmuar me thikë një person tjetër.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Klinë, një tjetër person është arrestuar për sulm me thikë, pasi rreth orës 22:40 të ditës së djeshme,  dyshohet se në bashkëveprim me dy persona tjerë, pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar me thikë një person.

Policia njofton se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse të dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati.