VIDEO - Policia në Shqipëri zbulon një magazinë për kultivimin e narkotikëve, arrestohen dy persona

Policia e Shqipërisë po kryen një operacion të koduar “territor i pastër” në Peqin.

Operacioni është kundër kanabisit dhe gjatë këtij operacioni u zbulua një magazinë e përshtatur për kultivimin e kanabisit përmes llambave.

Në njoftimin e Policisë thuhet se u arrestuan pronari i magazinës dhe E.M 33 vjeçar drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike(OSHEE) në Peqin kurse penalisht u proceduan dy punëtorë(M.P 60 vjeçar dhe A.K 33 vjeçar) të këtij institucioni.

Pajisje elektrike, kanabis e pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike u sekuestruan nga Policia.

“Në kuadër të operacionit, u  arrestua shtetasi G. K., 37 vjeç, banues në Peqin, pronari i magazinës, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike””, thuhet mes tjerash në komunikatën e Policisë shqiptare.

Rasti ka ndodhur në fshatin Fatishe të Peqinit.

Policia njofton se po vazhdon hetimet për identifikimin e personave tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë në Elbasan.