Arrestimi i një të dyshuari - Foto: Ilustrim

Ther me Thikë Vëllanë, Arrestohet i Dyshuari

Në Ferizaj është arrestuar një person pasi sipas raportit policor ka therur vëllanë e tij me thikë.

Në raportin ditor të policisë thuhet se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Në vendin e ngjarjes, sipas policisë, është gjetur dhe konfiskuar një thikë e cila dyshohet se ishte përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit të dyshuari pas intervistimit i është caktuar ndalimi policor.

Edhe në shkurt të këtij viti KALLXO.com kishte shkruar për rrahje mes vëllezërish.

http://kallxo.com/rrahje-mes-vellezerish-shat-e-dru/