Presidenti Thaçi në konferencë - FOTO KALLXO

Thaçi: Hetimet për vrasjen e Ivanoviq do të rezultojnë me kokëdhimbje për disa

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se është shqetësuese që kanë kaluar gjashtë muaj nga vrasja e Oliver Ivanoviqit dhe ende nuk janë identifikuar plotësisht, planifikuesit dhe ekzekutuesit e tij.

Por, presidenti Thaçi tha se në një të ardhme të afërt institucionet në Kosovë do të dalin me rezultate të hetimeve për vrasjen e Ivanoviqit.

“Pushtetet në Kosovë janë të ndara, por besoj që institucionet në Kosovë në një të ardhme jo shumë të largët do të dalin me rezultate që do të rezultojnë me kokëdhimbje për disa në Kosovë dhe në Serbi”, tha Thaçi gjatë konferencës e cila u mbajt pas kthimit të delegacionit kosovar që ishte në Bruksel për të pranuar rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian për liberalizimin e vizave.

Po ashtu në Bruksel, Thaçi së bashku me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe Federica Mogherinin kanë zhvilluar një takim në lidhje me vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi.

KALLXO ka raportuar në vazhdimësi për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit: LINK

Live: Presidenti Thaçi flet sërish pas rekomandimit pozitiv për vizat

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 19 juillet 2018