
Presidenti Hashim Thaçi e ka dekoruar pas vdekjes veprimtarin, Beqir Jetullah Hajrizin, Foto: Hashim Thaçi/Facebook
Thaçi e ka dekoruar veprimtarin Beqir Hajrizin
16.7.2018 - 17:53
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dekoruar Beqir Jetullah Hajrizi, pas vdekjes me Urdhrin “Hasan Prishtina”.
Thaçi ka thënë se e ka dekorova veprimtarin e shquar, mësuesin dhe luftëtarin, Beqir Jetullah Hajrizi.
“Ai dhe brezi i tij edukuan gjenerata të tëra në frymën atdhetare, por edhe vetë iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.