
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, Foto: KALLXO.com
Thaçi Dekoron Ish-Presidenten Jahjaga
23.2.2018 - 11:58
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dekoruar edhe ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Atifete Jahjaga është dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të Pavarësisë.
“Ajo luajti rol konstruktiv në forcimin e unitetit politik, avancimin e të drejtave të njeriut dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës në botë”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.
Presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar një numër të personaliteteve me Medaljen Presidenciale Jubilare për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë.
Disa prej tyre edhe i kanë refuzuar këto medaje, si Veton Surroi, Fatmir Limaj, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Rexhep Qosja etj.