Hashim Thaçi, President i Kosovës. Foto: Kallxo.com

Thaçi: Ata që nuk duan të marrin përgjegjësi, nuk do t'i lejojmë të shesin moral

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se e fton spektrin politik që të marrin përgjegjësi ata që duan të marrin përgjegjësi, kurse për ata që nuk duan të marrin përgjegjësi, ka thënë se nuk do t’i lejojnë të ‘shesin moral’.

“Kam besim dhe i ftoj spektrin politik që të jenë unik, që të punojnë të gjithë në realizimin e vullnetit të qytetarëve, të marrin përgjegjësi të gjithë, ata që duan të marrin përgjegjësi, ata që nuk duan të marrin përgjegjësi nuk do t’i lejojmë të shesin moral, siç e kanë vonu formimin e ushtrisë dhe demarkacionit”, ka deklaruar presidenti Thaçi në një konferencë për shtyp.

Ai po ashtu e ka konsideruar dëshpërues mos nxjerrjen e një dokumenti të përbashkët për fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë nga ana e Kuvendit të Kosovës.

“Është dëshpërues mos nxjerrja e një dokumenti të përbashkët. Kjo është dëshpëruese edhe për qytetarët”, ka thënë Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se Kuvendi në demokraci, askund në botë nuk dialogun apo negocion, por miraton apo refuzon dhe jep fjalën e fundit.

“Për marrëveshjen eventuale mes Kosovës dhe Serbinë, roli i parlamentit është i pazëvendësueshëm”, ka përfunduar Thaçi.

https://kallxo.com/thaci-askush-sna-detyron-te-diskutojme-e-lere-te-pajtohemi-me-ndarjen-e-kosoves/

https://kallxo.com/thaci-askush-mos-te-derdhe-lot-krokodili-per-luginen-e-presheves/

https://kallxo.com/thaci-per-te-gjithe-ata-qe-kerkojne-koken-time-u-ofroj-nje-perqafim-te-ngrohte/