Tërhiqen dy nënshkrime, nuk fillon seanca për dështimin e liberalizimit të vizave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se dy deputetë kanë tërhequr nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme për çështjen e liberalizimit të vizave për shkak se ndodhen jashtë vendit.

“Grupi parlamentar LDK-ja ka dërguar një letër në të cilën ka shpjeguar se nënshkrimet janë tërhequr, për arsye se konsiderojnë se ka pasur gabim teknik në procedimin e kërkesës, paraqitësi i kërkesës nuk ka dhënë sqarime. Dy deputetët që kanë nënshkruar nuk janë prezentë, janë në SHBA”, tha Veseli.

Veseli ftoi mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit bashkë me kryetarët e grupeve parlamentare.

“Po e thërras edhe një herë Kryesinë e Kuvendit dhe kryetarët e grupeve parlamentare. Të mos shënohet precedent që mund të keqpërdorët në herët e ardhshme. Para një ore patëm një mbledhje të Kryesisë,  Kërkova sqarim por nuk pati. Të mblidhemi edhe njëherë deputetët le të qëndrojnë në sallë”, tha Veseli.