Arkiv

Tenton të japë ryshfet, policia e arreston për kontrabandë të kafshëve

Njështetas i Serbisë është arrestuar dje në Pejë.

Dyshimet e policisë ishin se i njëjti ishte duke transportuar kafshë me kamionin me targa të Novi Pazarit.

Përderisa policia ishte duke i shqiptuar një tiketë kundërvajtje në trafik i dyshuari u ka ofruar një monedhë prej 10 eurove.

I njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa kamioni i tij është dërguar në destinacionin e caktuar.