foto: Ilustrim

Tenton të hyjë me veturë në lokal për të goditur një person

Pas një mosmarrveshje mes vete, një person ka tentuar që të godas një person tjetër me veturë.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 10 në fshatin Besi në Prishtinë, një person ka tentuar që ta godasë me veturë një person tjetër i cili ishte i ulur në një tavolinë tek një furrë e bukës.

Viktima ka shpëtuar pa lëndime, ndërsa i dyshuar është larguar nga vendi ngjarjes duke shkaktuar dëme material në derën e hyrjes së furrës.