Foto: BE

Tensione në takimin BE – Kosovë për MSA-në, anulohet konferenca Mogherini - Haradinaj

Nuk ka pasur konferencë pas takimit delegacionit të Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj me delegacionin e Bashkimit Evropian të udhëhequr nga Federica Mogherini, raporton Rtklive.

Ende nuk dihet arsyet e anulimit të kësaj konference.

Në orarin e Komisionit Europian ka qenë e paraparë që takimi të zhvillohet rreth orës 15:00. Pastaj është shtyrë për në orën 15:30 dhe tani në faqen zyrtare nuk figuron se do të zhvillohet kjo konferencë.

RTK e ka konfirmuar anulimin e konferencës së përbashkët të Haradinajt me Mogherinin e Hahnin.

Burime të pakonfirmuara kanë folur për tensione gjatë takimit, shkaku i taksës, raporton Rtklive.